Zhvatet biznesmeni nga Lushnja! Dy persona, Arsen Matollari dhe Ervis Belollari e kanë mashtruar duke i marrë 6 mijë euro, duke iu prezantuar si persona me influencë. Fillimisht i kanë kërkuar biznesmenit 6 mijë euro duke thënë që është kryetar i një bashkie ose një zyrtar i lartë në bashki, por personi që është mashtruar thotë se nuk e ka kuptuar qartë se në çfarë statusi u ishin prezantuar.

Telefonuesi i ka folur për një problem shëndetësor që ka pasur në një spital privat në Tiranë, duke i kërkuar edhe shumën e parave; e siç duket edhe në video, biznesmeni ia ka dhënë pa u menduar gjatë.

Në momentin që ka kuptuar se është mashtruar, ka bërë edhe denoncimin pranë Komisariatit nr.6. Për ngjarjen, i arrestuar është Ervis Belollari ndërsa në kërkim është shpallur Arsen Matollari. I pari është një personazh i njohur në rrjetet sociale, pasi ka treguar sesi ka luajtur si figurant në disa seriale turq.

“DELLUKSI”

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknoën”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Ervis Belollari, 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Arsen Matollari, 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Dy persona kanë arritur të përfitojnë 6 mijë euro nga një biznesmen duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.