Britanikë po vërshojnë drejt Shqipërisë, një vend me kosto jetese më të ulët se në Mbretërinë e Bashkuar dhe me 300 ditë diell në vit. Ata e zgjedhin vendin duke e përshkruar si “më të bukur se Greqia” dhe shumë më pak të kushtueshëm. Pavarësisht pretendimeve nga emigrantët shqiptarë se vendi është i pasigurt kur përpiqen të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar, MailOnline ka zbuluar se shumë britanikë tani po vijnë në Shqipëri. Vendi i Ballkanit është kthyer në një destinacion të preferuar pushimesh, me mbi 100,000 britanikë që udhëtojnë për në Tiranë çdo vit. Por gjithnjë e më shumë po vendosin të jetojnë në Shqipëri përgjithmonë.

Si një nga vendet më të lira në Evropë, Shqipëria “tërheq” veçanërisht për pensionistët për shkak të kostos më të ulët të jetesës, atmosferës paqësore, peizazheve mahnitëse dhe vendasve miqësorë që mirëpresin vizitorët e huaj në vend, ndryshe nga sa ndodh në vende të tjera të Evropës Perëndimore. Edhe sipërmarrësit e rinj thonë se moti i mirë, interneti me shpejtësi të lartë, qiratë e lira e bëjnë Shqipërinë vendin e përsosur për të punuar në distancë. Ndër ata që kanë zgjedhur një jetë të re në Shqipëri është Chris Knight, i cili bleu një shtëpi ëndrrash me partneren e tij Suzy në janar të 2023-ës.

Duke ndarë fotot e shtëpisë së tij të re luksoze në resortin Riviera, në Sarandë, ai tha: Duke parë perëndimin e diellit nga shtëpia jonë e re në Sarandë me të vërtetë ndihem shumë me fat dhe shumë i bekuar. Na pëlqen të jetojmë këtu.

Jo vetëm italianët! Edhe pensionistët britanikë po zgjedhin
Suzy Knight
Që kur bëri këtë lëvizje dy vjet më parë, Chris është përfshirë në komunitetin lokal, madje është vullnetar në një organizatë bamirësie lokale për shpëtimin e kafshëve. Ai gjithashtu ndan rregullisht foto të perëndimit të diellit.

Një vizitë te dentisti për një mbushje të bardhë i kushtoi atij vetëm 35 £ – krahasuar me çmimet deri në 240 £ për të pasur të njëjtin trajtim në Mbretërinë e Bashkuar. Një tjetër që ka treguar se si u transferua në Shqipëri, për një jetë më luksoze në Ballkan. ‘Nomadi dixhital’, Volky la punën e tij si shpërndarës picash në Londër për t’u vendosur në Tiranë.

“Kam punuar shumë punë me pagë minimale në Mbretërinë e Bashkuar duke shpërndarë pica. Shqipëria është një nga vendet më të lira në Europë. Nëse keni akses në internet dhe flisni anglisht, mundësitë janë të pafundme. Për një apartament me dy dhoma gjumi në qendër të qytetit paguaj 750 £ në muaj për qira.”

Tani ka gjetur një punë të re që e paguan 2,000 £ në muaj dhe nuk e sheh me kuptim që të kthehet në Angli.

Vitet e fundit Shqipëria është bërë një destinacion popullor për pushuesit britanikë me më shumë se 120,000 shtetas të Mbretërisë së Bashkuar çdo vit që tani vizitojnë vendin ballkanik. Hulumtimi nga MailOnline ka gjetur se vakti mesatar për dy persona në një restorant është vetëm 29 £ në total, ndërsa një birrë do të kushtojë mesatarisht 1.67 £. Qytetet më të lira për një vakt janë Shkodra dhe Vlora. Qyteti më pak i kushtueshëm për një birrë është Berati.

Shqipëria ka një popullsi prej 2.7 milionë banorësh dhe është një destinacion relativisht i pazbuluar për britanikët, pasi italianët aktualisht përbëjnë pjesën më të madhe të turistëve. Shqipëria është me diell 300 ditë në vit, me temperatura rreth 18 gradë Celsius deri në nëntor, ndërsa plazhet e saj në jug përshkruhen si ‘Maldivet e Evropës’.