Indrit Tuci në radarët e AIK. Klubi suedez dëshiron transferimin e sulmuesit shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e Spartës së Pragës në Çeki.

Expressen shkruan se klubet kanë qenë në kontakt prej disa kohësh dhe për momentin po shqyrtohet çmimi. Media suedeze bën me dije se për Tucin ka disa klube të interesuar, megjithatë, Sparta e Pragë preferon ta shesë atë te AIK.

24-vjeçari ka luajtur në këtë sezon 9 ndeshje në Chance Liga në Çeki.

Ai ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar një asist. Kujtojmë që Tuci është pjesë e kombëtares dhe numëron 4 ndeshje.