Lara Colturi ka arritur një rezultat te shkëlqyer në ditën e dytë të garave të kampionatit botëror që po zhvillohen në Piemonte të Italisë. Skiatorja e Shqipërisë është renditur e 6 në disiplinën e Giant Slalom, duke arritur një rezultat shumë më të lartë sesa ishte objektivi i fillim sezonit.

Ky rezultat vjen një ditë pasi Lara u rendit e 7 po në Sestriere të Italisë, ndërsa gara e sotme u dominua përsëri nga italiania Brignone e cila po konsolidon vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm.

Dita e nesërme do te mbyllë këtë super fundjave ne Sestriere me Sllallomin special. Shpresojmë në një tjetër top 10. Me pas garat do të zhvendosen në Are të Suedisë.