Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nënshkroi sot në Spanjë marrëveshjen për organizimin e World Law Congress Albania 2027 (Kongresit Botëror të Ligjit 2027).
Marrëveshja u nënshkrua në prani të kryeministrit Edi Rama, në Madrid, ndërsa i pranishëm ishte edhe Felipe Gonzalez.
Kryeministri Rama, në fjalën e tij pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, tha se vendi ka kaluar nëpër një reformë pastrimi të sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.
“Procesi i rivlerësimit ka marrë vëmendje. Që kur kemi një shtet dhe jemi një shtet i ri, pasi u pavarësuam nga Perandoria Osmane në 1912, kemi një gjyqësor që nuk është në duart e politikës”, deklaroi Rama.
Rama theksoi se edhe njerëz nga ana e mazhorancës po japin llogari para drejtësisë.
“Na duhet të jemi dëshmitarë të kësaj duke parë njerëz nga shumica jonë të japin llogari para drejtësisë. E dinim këtë dhe nuk pendohemi”, deklaroi Rama.
Më tej ai theksoi se Shqipëria është larg të qenurit ajo që thuhet, si vend i persekutuar nga stigma e të qenurit një vend i zymtë.
“Dielli shndërrin në Shqipëri!”, tha Rama.
Rama tha se Shqipëria vjen nga një e shkuar e vështirë, ku nuk ka pasur shtet të drejtës apo drejtësi të pavarur.
“Në rrekjen tonë për drejtësi historia e rishtë spanjolle dhe modeli spanjol kanë qenë model frymëzimi”, tha ai.