Kryeministri dhe kryetari I PS-së kishte dhe një mesazh për të rinjtë.

Nuk ka qilim të shtruar kur do të merresh seriozisht me politikë. Por shtrëngo dhëmbët, ulni kokën e dyfishoni punën. Suksesi kudo është të ëndërrosh. Është të durosh, të vraposh por mbi të gjitha të ringrihesh sa herë që të vënë stërkëmbëshin.

Ndërkohë 100 ditët e ardhshme janë vendimtare.

“Në 100 ditët e ardhshme do të ngremë në këmbë një shumicë si asnjëherë më parë për ti thënë Po shurdhuese Shqipërisë brenda në Europë dhe JO të madhe sa shuplaka e një populli për ti thënë jo Shqipërisë prapë në gropë. Nuk do të jetë betejë e lehtë sepse ambicia jonë është e madhe e objektivi unë është ambicioz. Problemi ynë as këtë herë nuk do të jenë kundërshtarët, por dhe më shumë se në të dy herët e shkuara do të jetë llumi i kënetës së tyre që këtë herë do të vërshojë edhe me shumë tërbim, për të errësuar sa më shumë sy, çoroditur sa më shumë mendje e zemra e për të ftohur sa më shumë njerëz. Nuk do tia dalin por kanë për ta marrë mbrapsht syve sic e meritojnë por do na duhet shumë vendosmëri deri në fund të këtyre 100 ditëve.”