Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet sot, Kongresi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste. Fjalën e hapjes në këtë kongres, e mbajti ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila u shpreh se në këtë kongres janë mbledhur të rinj nga çdo cep i Shqipërisë, për të ngritur zërin dhe për të ndarë vizionin për rrugën drejt Shqipërisë Evropiane 2030.
Kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se shqiptarët do i japin mandatin e katërt PS-së për të realizuar ëndrrën e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”
“PS do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur atdheun tonë të përbashkët në majën e lartë të 2030 ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa. Në atë majë do vendosimi përgjithnjë flamurin tonë kombëtar. Do të hyjmë nga dera kiryesore si të barabartë mes të barabartësh. Anëtarë të BE-së”
Rama pati dhe një apel për të rinjtë që më 11 maj do i drejtohen kutive të votimit.
“Kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj apo në mangallët e partickave të reja që vetëm gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre. Është koha që shqiptarët të përdorin votën për Shqipërinë 2030. Për të gjithë ka vetëm një tren. PS e Shqipërisë”.