Izraeli nis lirimin e dhjetëra të burgosurve palestinezë. Sipas marrëveshjes së armëpushimit janë 183 palestinezë që do të lirohen sot dorëzimit të tre pengjeve izraelitë këtë mëngjes nga HamasiForcat izraelite po transportojnë një grup të burgosurish palestinezë nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor për t’u liruar në Ramallah.
Një grup tjetër të burgosurish largohet nga burgu Keziot në Negev dhe do të lirohet në Rripin e Gazës.
Ky grup i pestë i të burgosurve përfshin 111 të burgosur të kapur nga forcat izraelite në Gaza gjatë luftës, ndërsa 72 të tjerët ishin arrestuar në vitet e mëparshme, raporton Times of Israel.