Partia Demokratike dhe njerëzit pranë saj, janë ndër më të lumturit, për gjithë vendimet e Donald Trump.

Ata shfaqen në media, sikur janë përfaqësuesit e Trump në Shqipëri dhe nuk e fshehin gëzimin për të gjitha nismat e presidentit amerikan, mes të cilave janë dhe bllokimi i fondeve për organizatat e huaja apo përzënien e emigrantëve pa letra.

Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, nuk arrin dot ta shpjegojë dot këtë gëzimin e PD-së.

“Personalisht jam shume i lumtur qe ndonje parazit do shkundet nga parazitizmi i bluajtjes se parave me aktivitete boshe e me vjedhje kolosale, por nga ana tjeter nuk ka si mos te ndjej veshtiresite e mediave, te cilat mbahen nga donatore dhe ne nje sistem ekonomik si Shqiperia, ku shteti i peshtyn mediat, dhe ku me siguri, me ndalimin e mbeshtetjes nga jashte gazetaria investigative do vdiste…do mbeteshin vetem mediat binjake te Korese se Veriut.

Ne thelb klasa politike eshte shume e lumtur, po me ka bere pershypje lumturia perverse e Partise Demokratike, e cila nuk humb sekondin per te treguar gjithe frustrimin e akumuluar prej me shume se nje dekade opozitarizmi shterpe dhe tradhtar ndaj interesit publik.

Ata jane shume te lumtur qe shqiptaret e shkrete qe kane hequr picirin per te hyre ne token e premtuar, do fshihen qe andej si deng teshash, dhe per me keq me tharjen e gazetarise investigative, skandalet e qeverise do flene te qete”, shkruan Goci.

Edhe pedagogu tjetër Erlis Cela shprehet i habitur me gëzimin e PD-së:

“Këta mendje shkurtërit që janë ngazëllyer për faktin që Tump i ka prerë fondet organizatave të medies që bëjnë gazetari investigative, kanë harruar që opozita i ka përdorur pikërisht këto investigime për të akuzuar qeverinë e korruptuar në Shqipëri.

Kanë harruar gjithashtu që po të mos ishin këto ishuj të gazetarisë investigative, nuk do ekzistonte zë mediatik i pakapur nga pushteti. Kanë harruar që shumë skandale korrupsioni, ligje me porosi, skema mashtrimi dhe vjedhje nga pushtetarët, nuk do ishin dëgjuar fare nga publiku.

Nuk është faji i gazetarëve investigativë që skandalet korruptive të zbuluara nga ata, nuk e kanë rrëzuar qeverinë. Fakti që ka aq shumë investigime gazetareske që kanë nxjerrë në pah skandale të tmerrshme korrupsioni dhe kjo ska patur ndikim te pushteti, tregon se duhet kthyer sytë diku tjetër dhe jo te media”, shkruan ai.