Redaksionale – F.Muça/
Sali Berisha i ka bërë shumë dëme Shqipërisë, por më i madhi ka qenë përçarja mes shqiptarëve: vëllavrasja, ndasitë krahinore, gjuha e urrejtjes, konfliktet, sulmet ndaj kundërshtarëve politikë, mediave dhe gazetarëve kritikë. Këto kanë kulmuar me tre momente që e çuan Shqipërinë në prag të luftës civile:
• Dhunimi i zgjedhjeve të majit 1996 dhe kaosi i 1997-ës, ku u hapën depot dhe u vranë mbi 3000 shqiptarë të pafajshëm.
• Grushti i shtetit në shtator 1998.
• Vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar 2011 në mes të Bulevardit.
Albin, gjatë gjithë fushatës ke kultivuar gjuhën e urrejtjes, ke sulmuar bizneset dhe mediat që nuk të mbështesin, dhe tani po shohim gazetarët e Klan Kosovës të sulmohen nga militantët e tu në terren. Ndale dorën!
Gazetarët janë djem dhe vajza nënash që me punën e tyre mbajnë familjet me bukë dhe përpiqen të sjellin fjalën e lirë në shtëpitë e qytetarëve. Kosova nuk e pranon dhunën e shqiptarit mbi vëllanë dhe motrën e vet! Boll ka vuajtur nga dhuna e Serbisë.
Dil dhe mbroji ata që po sulmohen në emrin tënd, se në zgjedhjet e radhës do rrudhesh krejt. Këtë këshillë e ke falas, por herën tjetër nuk i dihet… ndoshta s’do ketë më një herë tjetër!