Do të vijojë territori Shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites.
Por pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore.
Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës;
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes, ndërsa në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 14°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Sarandës.
Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Kosovë
Republika e Kosovës; do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare gjatë gjithë paradites, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin kalime vranësirash të lehta në të gjithë territorin e Kosovës; por nuk priten reshje; ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -8°C vlera më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 5°C vlera më e lartë e cila pritet në qytetin e Prizrenit.
Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Maqedonia Veriut
Edhe në territorin e Republikës së MV; moti do të jetë i kthjellët, por shumë i ftohtë; Për pasojë, orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, ndërsa pasditja dhe në vijim do të sjellë, herë pas – here vranësira të lehta e kalimtare; ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës;
Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe të ftohtë ku temperatura të ulëta priten në rajonin e Ballkanit, ndërsa ishujt britanikë si edhe gadishulli Iberik do të vijojë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini -stuhi ere.
Po ashtu; me reshje dëbore do të paraqiten Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre.