Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot kryesisht të vranët, si dhe kthjellime të herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe ne qendër të vendit.
Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal, si dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara në jugperëndim në orët e pasdites.
Në Alpe dhe majat e maleve në veri e lindje te territorit ka reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitoje shpejtësi 16m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 0 deri 8°C
në zonat e ulëta 5 deri 18°C
Dhe ne bregdet 7 deri 17°C.