Gazetari Flogert Muça foli në Report Tv në lidhje Skype lidhur me zgjedhjet në Kosovë që u mbyllën sot në ora 19:00 dhe po vijon procesi i numërimit. Muça thotë për Arbër Hitajn se ‘referendumi’ i pretenduar nga Kurti dështoi.
‘Kam komunikuar me kolegë në Kosovë. Referendumi i Albin Kurtit ka dështuar. 500 mijë votat që Kurti pretendonte, sipas exit polleve kemi të bëjmë me një dështim në atë që ai e quante një referendum popullor. Bastionet e Vetëvendosjes kanë patur një numër përqindje të ulët votimi. Prizreni apo Gjakova, ku ka qenë forcë e parë kanë pjesëmarrje poshtë 37%. Fakt është që ndryshe nga herët e shkuara, nuk presin më rezultat nga mërgata. Tregojnë për një ndryshim kursi të Kosovës. Ka zbritur 10 pikë % kursi i Albin Kurtit.’
Më tej, gazetari analizoi mëyrën e të bërit fushatë nga PDK e Memli Krasniqit me kandidatë Bedri Hamza.
‘Bedri Hamza, kandidati për kryeministër teksa fliste pse duhet të dalin të votojnë, më bëri për shtypje sjellja qytetare teksa thoshte megjithatë sido që të jetë rezultati do e pranojmë. Kanë emancipim. Militantët e VV, kishin filluar po thoshin se kësaj here KQZ po ndërhyn për të ndryshuar rezultatin. Kur e thonë tek VV është paralajmërim, që ndoshta Albin Kurti të ketë ndonjë kontestim për këtë proces që ndodhi sot.’
Sipas tij, Kurti nëse nuk bën dot shumicën nuk do bëjë koalicion, por do dalë në opozitë i vetëm.
‘Preferoj ti referohem asaj që marr si informacion nga selitë e partive atje. Kurti nuk do bëj koalicion me askënd. Do dali në opozitë nëse nuk fiton. Nuk do të bëjë aleancë me Listën Serbe. Aq më tepër me LDK apo PDK. Parashikoj që të kemi një qeveri PDK-AAK-LDK dhe një opozitë të Kurtit në terren. Në më pak se një vit mund të kemi sërish zgjedhje.’