Kryeministri Edi Rama ka hedhur dyshime të forta ndaj prokurorit të Erion Veliajt.

“Në fund, thuhet se i hetuari nuk ndjen pendesë… Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar për intimidim të personave, janë intimiduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur unë jam marrë nga policia, kur jam futur në makinë, jam çuar në një repart a rajon, dhe më është folur për turpin që duhej të ndjeja që po tradhtoja babanë.

Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati që është punonjës në shtet duke i thënë ‘mirë është ta nderosh babanë’. Ku jemi këtu? S’ka lidhje me fajësinë apo pafajësinë e Erionit…”, tha Rama