Mbreti Charles III ka uruar presidenten Vjosa Osmani dhe popullin Kosovës me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë.
Përmes një mesazhi Charles shprehet se përveçse është i lumtur për bashkëpunimin mes të dyja vendeve gjithashtu thekson që kjo miqësi e tyre të forcohet më tej.
“E nderuara zonja Presidente,
Une dhe bashkëshortja ime kemi kënaqësinë t’i dërgojmë Shkëlqesisë Juaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet tona më të ngrohta me rastin e festës suaj kombëtare.
Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres të forcojmë më tej miqësinë tonë.
Është shpresa ime dhe ambicia ime e fortë që kombet tona të mund të bashkëpunojnë për të dhënë një ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht.
Unë dhe gruaja ime kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në vitin e ardhshëm.
Charles R”.
Kjo ditëlindje e gjen Kosovën në pritje të formimit të qeverisë së re dhe përbërjes së parlamentit, si edhe nën sanksionet nga vendet e BE prej qershorit 2023 dhe në marrëdhënie të krisura më partnerin më të madh SHBA.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s i dha fund luftës gati dyvjeçare që la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur.
Por, ai që shqiptoi deklaratën e pavarësisë, kryeministri Hashim Thaçi dhe 3 të tjerët, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, sot ndodhen në paraburgim në Hagë. Ishin 19 shtete që ndërhyn ushtarakisht më 1999, ndërsa tani janë 117 shtete që e kanë njohur pavarësinë.