Kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, mohoi lajmet që sipas të cilave qeveria amerikane do të dërgojë refugjatë nga Palestina në Shqipëri.
“Nuk jam kontaktuar nga qeveria amerikane. Por për aq kohë sa do të jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë”, tha Rama.
Ky reagim vjen në një moment të rëndësishëm, kur çështjet e migracionit dhe refugjatëve janë duke u diskutuar gjerësisht.
Pak ditë më parë Presidenti Donald Trump nuk e përjashtoi Shqipërinë si një nga vendet ku mund të zhvendosen palestinezët nga Gaza.
Trump u pyet në një konferencë për mediat lidhur me zhvendosjen e banorëve të Gazës, ndërsa u shpreh “po sigurisht ka vende të tjera që duan”.
Shqipëria u propozua si destinacion nga një prej gazetarëve izraelitë, me shumë ndikim në Izrael, por gjithccka u hodh poshtë nga Kryeministri Edi Rama në një reagim publik. Por nisur nga deklarata e Presidentit Trump, i cili është pyetur konkretisht lidhur me Shqipërinë, ai nuk e mohon, por as e përmend, ndërsa shprehet se do ketë negociata me shumë vende.
A po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit dhe Jordanisë, si Shqipëria apo Indonezia?
Donald Trump: Po, sigurisht. Dhe ka vende të tjera që duan të përfshihen. Ka shumë njerëz që duan të përfshihen. Ka një sens dëshire për të ndihmuar palestinezët. Ka shumë vende të mira, njerëz që drejtojnë këto vende me zemra të mëdha dhe ky zotëria këtu është në krye të listës.