Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe ditën e sotme me rubrikë “Sy m’Sy” në rrjetet e tij sociale ku po iu përgjigjet disa komentuesve.
Rama e nisi fjalën me panairin e punës në Athinë, ku tha se organizimi i tyre do të bëhet traditë me qëllim nxitjen e kthimit për të investuar dhe punuar në Shqipëri. Ai u shpreh se kthimi do të jetë një përfitimin reciprok si për ato që kthehen dhe për vendin.
Ta thyejmë stereotipin me fakte. Panairet si i ai punës në Athinë do t’i bëjmë traditë për nxitjen e kthimit për të investuar dhe punuar në Shqipëri. Kur flas për kthim e kam fjalën dhe për kthimin e pjesshëm. Në të gjitha rastet kthimi do jetë një përfitim reciprok dhe për ato që kthehen dhe për vendin.”, tha Rama