Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore.
Ndërkohë; zonat malore përgjatë shtrirjes verilindore – juglindore do të kenë vranësira të dendura duke gjeneruar momente me flokë dëbore; në skajin Jugor priten reshje të pakta shiu; parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Kosovë
Republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme gjatë paradites; duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.
Gjatë pasdites; do të ketë vranësira disi më të shpeshta në shumë zona të Kosovës ku në zonat Jugore do të gjenerojnë reshje të izoluara dëbore; Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit; Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat e mëngjesit, por ulen lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimalja e shënuar në qytetin e Mitrovicës deri në 5°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë.
Përsa i përket parametrit të Erës do të fryjë mesatarisht me shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë do të paraqitet republika e MV gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; më të fokusuara në zonat jugore dhe jugperëndimore duke sjellë momente me flokë dëbore; Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat e mëngjesit, por ulen lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 7°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Verilindor.
Europa
Rajoni i Baltikut si edhe Europa Lindore do të përfshihen nga vranësira duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta; po ashtu, ishujt Britanikë do të përfshihen vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulëta.