Nga Hermes Kafexhiu
*Përpara se të lexoni këtë shkrim, kujtoni përse Sali Berisha disa ditë më parë i kërkoi një falje Olsi Dado-s, edhe a nuk është ky një akt i dyshimtë që “shkrirësi” i SKAPI-t, vecon vetëm këtë Prokuror në vëmendjen pulike ?!
Më duket e kemi harruar se Erion Veliaj është arrestuar në detyrë. Më duket e kemi harruar se Erion Veliaj është ende Kryetari i Bashkisë Tiranë. Më duket e kemi harruar se Erion Veliaj është anëtar i Partisë Socialiste. Më duket e kemi harruar se Erion Veliaj është drejtues në detyrë në funksione brenda oganizatës politike të Partisë Socialiste. Më duket po harrojmë se Erion Veliaj është politikan dhe gjuha e tij, që sërish është abuzuese si po e relativizojnë lincuesit kundra tij, nuk ka barazi me gjuhën e Prokurorit.
E vërteta e kësaj akuze nuk mund të kaloj në dimensionet e një gjyqi. Akuzat ndaj politikanëve janë përtej një akuze që përkon me një vendim gjykate. E para ne nuk kemi veting në politikë dhe kemi pranuar kushtetueshmërisht se prokuroria nuk ka mision politik, megjithëse unë mendoj se SPAK ka marrë përsipër të jetë politik.
Vetë gjuha e Altin Dumanit në konferenca zyrtare është si një politikan. Ai tha jo më larg se një ditë më parë se “pandëshkueshmëria po lëkundet” etj etj. Kjo është një fushatë që jep vëmendjen që SPAK-un ne ta shohin si statistik dhe jo si parametër të vendosjes së drejtësisë.
Unë mendoj se fakti që debati publik shpërtheu edhe më shumë pas arrestimit të Veliajt është pikërisht për këtë fakt, se SPAK-u veproi tërësisht politikisht dhe unë kam të drejtë të them se veprimtaria e prokurorëve ka ndikim politik, ndoshta jo tërësisht partiak, por ka ndikim politik.
Tani Erion Veliaj është politikan, edhe ky këndvështrimi që gjasme politikani është si fetarët, që kinse duhet të jetë kaq qelibar është një mediokritet, hipokrit që studimet politike në botë e kanë rrëzuar.
Politikani në botë është sigurisht reformues, por është edhe vazhdimisht në kontakt me shoqërinë e cdo niveli dhe kjo është më e fortë edhe për një Kryetar Bashkie, që padyshim cdo ditë i shkruajnë qytetarë për probleme me pusetat, me koshat e plehrave dhe me tabelat që janë shtrëmbëruar në lagje.
Pra, Erion Veliaj është politikan në institucionin e tij, edhe gjuha e tij nuk mund të jetë si e një prokurori. Gjuha e tij padyshim do jetë politike, do ngrejë akuza, do hedhi dyshime në proceset e atyre që ka përballë, do përdori tekste dhe kontekste arkaike në përshatje të tillë që të prek 160 mijë vetat që e kanë votuar.
Unë di që si Ministër Erion Veliaj, pas fyerjes së famshme dhe spinuese të Sali Berishës, kur ky i tha paturpësisht se “gruaja e tij ishte quajtur k…. e p….. nga Kryeministri”, ai u përgjigj jashtë parlamentit jo me të njëjtën gjuhë.
Po të kalojmë tek Prokurori Olsi Dado.
E zëmë se vërtet Erion Veliaj, po e bën të qëllimshëm sulmin publik ndaj Dados që ai të tërhiqet. Një politikan kudo në botë e bën këtë dhe ky nuk është relativizim. E ka bërë Betimo Craxi, e ka bërë Sarkozy, e ka bërë Andreotti, e ka bërë Rudi Giuliani, e ka bërë Obama. Politikanët kudo në botë luftojnë me gjyqësorin dhe ky është dhe një sens demokracie. Por…
Ka një “por” në këtë rast. Prokurori Olsi Dado duket emocional në këtë cështje dhe këtë e vërtetuan audiot. Tjetra akuzohet politikisht që ka qenë i përfshirë në një proces lejeje ndërtimi me Kryetarin e Bashkisë që akuzon dhe tjetra është lakuar javët e fundit si një prokuror që ka një vecori të vecantë nga Sali Berisha dhe opozita në tërësi, kur këta të fundit e quajnë SPAK-un një organizatë kriminale. Është akuzuar dhe si shok i vajzës së Sali Berishës.
Tani a nuk e bën ky precedent Olsin të dorëhiqet, se fundja faktet dhe provat nëse janë, një prokuror tjetër do t’i coj ato deri në fund. A nuk e bën të dyshimtë Olsi Dadon përfshirja në këtë cështje, kur ka këta tregues që japin në opinionin publik një dyshim.
Vetë gjuha e Olsit ndaj kësaj cështje e bën atë që të ketë dinjitetin të tërhiqet nga kjo cështje, sepse gjuha e një Prokurori nuk është kurrë e njëjtë me gjuhën e një politikani.