Ish-rektori i Universitetit ‘BOKU’ në Vjenë, Hubert Hasenhauer ishte i ftuari i radhës në Podkastin e kryeministrit Rama, së bashku me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku dhe një studente në master të UBT-së.
UBT dhe Universitetit vjenez kanë lidhur një marrëveshje UBT2030, për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, sipas modelit europian të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, BOKU të Vjenës. Kjo marrëveshje synon së shpejti rritjen e cilësisë akademike shqiptare dhe është e para e këtij lloji me një universitet prestigjioz në kryhet në Shqipëri.
Rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku, shpjegoi se puna për këtë projekt ka nisur në korrik 2021 dhe tashmë ndodhet në një fazë intensive. Fillimisht ka pasur skepticizëm, por bashkëpunimi me BOKU ka tejkaluar pritshmëritë, duke sjellë një ekspertizë të nivelit të lartë dhe duke përfshirë edhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në bashkëpunim me universitetin më të mirë mjekësor në Vjenë.
‘Kemi filluar në korrik të 2021. Kemi 7 muaj që jemi intensivisht. Ka kaluar pritshmëritë. Kemi qenë skeptik. Çdo asistencë qendror në adviser por me ekipin e Boku kemi shkuar më tutje. Jo vetëm për ekspertizën por edhe për ekipin e zgjedhur, informacioni. Falë lobimit kemi futur dhe Fakultetin e Mjekësisë në bashkëpunim me universitetin më të mirë në botë, të Vjenës.
Kemi nisur një rrugë pa kthim. Projekti është në fazën intensive. Ndoshta ne shqiptarët, ne akademikët, nuk besojmë, tani që po ndodh njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm.
Qasja jonë e para. Universiteti që po vendos kompetencat. Duhet të kemi disa programe që gjyshja ta marri vesh me dy fjalë për çfarë po studion vajza. Kemi detyrimin që kompetencat profesionale të qëndrojnë në bazë. Të dimë kush janë kompetencat që ky universitet që qëndrojë këtu për 10-15 vitet e ardhshme. Nëse vimë te kërkimi shkencor e kemi paktë zhvilluar, transferimin e teknologjive e kemi zero. Duhet të mendojmë si të zhvillojmë shqisën e kërkimit shkencor.’
Një studente mastere theksoi se nuk është e zakonshme që studentët të kenë një zë në proceset e rëndësishme të reformimit akademik. Ajo e përshkroi këtë nismë si një ndryshim të madh, ku studentët janë përfshirë në këshillime dhe vendimmarrje, duke pasur hapësirë për të dhënë mendimin e tyre mbi reformat.
‘Nuk është e zakonshme që studentët të kenë zë në një proces të rëndësishëm, si kjo. Jam studente mastere. Studentët ishin të përfshirë në këshillim dhe vendimmarrje. Është një proces që po ndryshon gjërat. Jam suportuese e madhe e kësaj nisme, dhe po përpiqem t’ja përcjell kolegëve të mi. Do ketë mendime nga ana jonë.’
Kryeministri Edi Rama vuri në dukje se UBT kishte kaluar një periudhë të errët, me ndërtime pa leje dhe një rënie të ndjeshme të reputacionit. Ai kujtoi një moment kur rektori Sallaku, i shqetësuar për mungesën e studentëve, sugjeroi uljen e kritereve të pranimit. Megjithatë, strategjia e qeverisë ishte e kundërta: të ecë drejt ekselencës dhe jo të ulë standardet.
‘Gjithë që nisëm me ambicien që të kishim universitetin Boku dhe profesor Hasenhauer po jep rezultat. Janë rezultat në progres dhe në të kuptuarit më mirë të gabimeve dhe boshllëqet dhe shumë gjëra që duhet të rregullohen. Për ta bërë më të qartë, ai përmendi se si i sfidoni duke iu thënë se një universitet duhet të jetë në gjendje që të thoni qëllimet tuaja që edhe gjyshërit të kuptojnë.
Çështja është të sigurohemi që në 2030 të kemi një UBT me imazh të ri. E kemi nisur nga një situatë dramatike para se të thoshim në rregull mund të shohim të Boku. UBT ishte lënë në dorë të ndërtimeve pa leje dhe rëni drastike të emrit të vet. Më kujtohet diskutim me rektorin kur filloj të ndihej i shqetësuar që nuk kishte studentë mjaftueshëm dhe më tha duhet të ulin pritshmëritë dhe duhet të hapim dyert edhe nxënësit me nota të ulëta nga gjimnazi. I thashë jo, duhet të ecim drejt përsosmërisë. Studentët janë të përfshirë që cila është sfida dhe cila është mundësia.’
Hubert Hasenhauer, theksoi rëndësinë e vizionit dhe strukturës në reformimin e një universiteti. Ai shpjegoi se transformimi fillon me një deklaratë të qartë vizioni, misioni dhe kompetencash. Universiteti nuk mund të funksionojë pa një strukturë të fortë dhe njerëz të përkushtuar, të cilët duhet të kenë mbështetje për të ndjekur idetë e tyre.
Hasenhauer vuri theksin tek përgjegjësia ndaj taksapaguesve, duke theksuar se universiteti duhet të prodhojë njohuri dhe zgjidhje konkrete për vendin. Ai përmendi një sondazh mbi perceptimin e UBT-së, i cili solli mesazhe kyçe për të kuptuar sfidat dhe mundësitë e reformës.
‘E përmblodhët shumë mirë, po çështja si të ndodh? Së pari duhet të kuptosh vizionin dhe kjo është deklarata vizioni, misionin dhe kompetenca. Në thelb është për çfarë qëndron universiteti. Duhet të zhvilloj struktura dhe njerëzit të kenë vijë të kuqe dhe udhëzues. Është edhe durim dhe fat të gjesh njerëzit e duhur. Nuk duhet të harrojmë se universitetit jeton me njerëzit. Ajo që po përpiqemi të nismi të ndërtojmë strukturat që njerëzit që punojnë fort dhe duan të arrijnë diçka mund të ndjekin idetë e tua. Taksapaguesi duhet të marrë diçka mbrapsht.
Jemi krenar që paguhemi nga taksapaguesit për të menduar diçka të mirë për vendin. Bëmë një sondazh për perceptimin e universitetit dhe morëm mijëra përgjigje. Kishte mesazhe kyçe interesante. Kjo është një filozofi që po përpiqemi të implementojmë, duam të zgjidhim probleme, në pikëpamje shkencore. Në UBT keni mjete keni fusha interesante dhe mjedise, por tani duam të zhvillojmë strukturat që të përfitojmë nga perspektiva e karrierës, duhet të fuqizosh njerëzit që të luftojnë për idetë e tyre. E shoh këtë potencial këtu dhe keni shkenctarë të zot.’
Hasenhauer vlerësoi kapacitetet shkencore të stafit akademik shqiptar dhe theksoi se për të pasur sukses, është e rëndësishme që stafi dhe studentët të fuqizohen dhe të ndjekin idetë e tyre.
UBT2030 nuk është thjesht një marrëveshje, por një projekt për një transformim të thellë, që synon të vendosë standarde të reja për arsimin e lartë në Shqipëri.