Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kontrata me qytetarët e Tiranës nuk do te ndalet, duke nenkuptuar nje rikthim te kryebashkiakut Erion Veliaj ne detyr. Duke folur në pritjen e organizuar me rastin e 105-vjetorit të shpalljes kryeqytet, Rama nënvizoi se sot Tirana është në një proces që po bëhet dhe do të jetë diçka e jashtëzkonshme kur të përfundojnë projektet.
“Sot Tirana është në një proces që po bëhet dhe do të jetë diçka e jashtëzkonshme kur të përfundojnë projektet. Por për këtë na duhet të punojmë shumë fort. Unë kam pasur 2-3 takime brenda 24 orësh me drejtuesit, me drejtuesit e nëndrejtuar të Bashkisë edhe ju kam thënë që kontrata me qytetarët nuk do te ndalet. Tirana duhet të shkëlqejë”, theksoi Rama.