Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka folur këtë të premte mbi situatën e meningjiti në vend nisur nga rastet e fundit që janë regjistruar me këtë sëmundje.
Gjatë fjalës së saj teksa ishte duke inspektuar punimet që vijojnë për ndërtimin e korpusit modern të Laboratorëve të Referencës Kombëtare pranë ISHP-së, Koçiu nënvizoi se nuk ka vend për panik.
Ajo thotë se autoritetet shëndetësore kanë marrë të gjitha masat që nga shfaqja e rastit në një shkollë në Durrës ku brend janë kryer të gjitha, diagnoza, mjekimi, fillimi i gjurmimit, hetimit dhe fillimi i trajtimit të kontakteve.
Ajo apeloi që në çdo rast të ndiqen këshillat e mjekëve ndërsa me rëndësi është edhe dizifektimi i shkollave. Sa i përket ndërtimit të laboratorëve të rinj të ISHP-së, Koçiu tha se ky objekt do të sigurojë akomodimin e shtatë laboratorëve të rëndësishëm.
“Pandemia COVID na tregoi që është e domosdoshme të forcojmë akoma më shumë kapacitetet laboratorike të ISHP-së dhe jo pa qëllim, filluam ndërtimin e laboratorëve të rinj në një ambient komplet të ndërtuar nga e para. Është një godinë në fakt 4 kate mbi tokë dhe një kat nën tokë e cila është e mundësuar falë investimit të buxhetit të shtetit me një vlerë afro 5 milionë euro, një godinë 3 cila do të sigurojë kushte bashkëkohore për të gjithë ekzaminimet laboratorike që do të zhvillohen këtu. Shkollat pastrohen me të gjitha mjetet që ne pastrojmë në shtëpitë tona. Bankat, tualetet dhe çdo gjë tjetër. Pra ne kryejmë parandalimin për të parandaluar këtë kontaktin e ngushtë në një kontakt tjetër të mos infektojë dhe të bëhet mbartës nga ky person.. theksoi Ministrja e Shëndetësisë.
“Do të vijojmë të investojmë në pajisje laboratorike, për të rritur kapacitetet diagnostikuese këtu në këto laboratorë, por sigurisht edhe për të përmirësuar të gjithë proceset e punës që kryhen në laborator. Për të gjitha ato patologji të cilat janë me rrezikshmëri të lartë, garantohet kushte sigurie maksimale me qëllim që të kryhen edhe ekzaminimet e nevojshme”,- vijoi Koçiu.