Kreu i qeverisë, Edi Rama, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama veçoi emigrantët e Greqisë dhe Italisë që sipas tij janë dëshmitarë të ndryshimeve të kanë ndodhur në vend, si edhe të reputacionit për shqiptarët.

“Dua t’u them të gjithëve se data e fundit e regjistrimit është 4 Mars, kush dëshiron duhet të nxitojë të regjistrohen dhe mirë është që të regjistrohet gjithsecili, sidomos shqiptarët e Greqisë dhe Italisë janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, por janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit dhe të ndryshimit të këndit të shikimit. Është e thjesht me platformën e KQZ mjafton të shkohet në Google. Mund të regjistrohen edhe me ata me pasaportë apo ID që mund të kenë dalë jashtë afatit. Votimi është falas, financohet nga shteti.

Shpresoj që sa më shumë të marrin pjesë, aq më mirë është. Unë e di që ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit, por mos i lini sepse mund të keni mbingarkesë të sistemit dhe mbeteni pa regjistruar, bëni çmos që të regjistroheni deri më 4 Mars” tha Rama.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 133 049 shtetas. Sa më shumë votues të marrin pjesë, aq më mirë është, pasi kjo është hera e parë që votohet nga jashtë vendit, është historike.

“Kërkon pak durim dhe duhet bërë me kujdes, por procesi nuk është i vështirë. Votimi është falas dhe do të financohet tërësisht nga shteti. Do të vijë zarfi në shtëpi në adresën që duhet të jetë e shtëpisë, duhet të bëhet kujdes të hapet me kujdes, se brenda ka një zarf ku do të hidhet prapë vota dhe do të hidhet në postë, e parapaguar”, sqaroi Rama.

Kryeministri përsiriti apelin drejtuar emigrantëve të kthehen në atdhe e të investojnë pasi Shqipëria ka ndryshuar, korrupsioni po luftohet realisht

Janë bërë dhe studime pse kur korrupsioni fillon dhe luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet, sepse ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë sot jemi një vend komplet tjetë. Me avancimin që ne do të kemi, shumë shpejt do të hapim kapituj të tjerë të negociatave dhe me gjasë që ne do të hyjmë në BE brenda kësaj dekade, do të ndodhi edhe ajo që Greqia e ka prej kohësh, që përfitojnë financime nga BE. Gjë që këtu nuk e kemi se nuk jemi anëtar i BE-së dhe vetvetiu që do të jetë një investim shumë i mirë”, siguroi Rama.

Në podcast ishte i ftuar sipërmarrësi Fatjon Ceka nga Mirdita, i cili ka një kompani në linjën e paketimit të produkteve bujqësore që operon në Kretë.