Sot, më 4 shkurt, është Dita Botërore e Kancerit. Ajo u krijua në Samitin Botëror Kundër Kancerit për Mijëvjeçarin e Ri në Paris, më 4 shkurt 2000.
Dita u krijua nga Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit (UICC) për të rritur ndërgjegjësimin, për të inkurajuar parandalimin dhe të promovojë aksesin në trajtim në mbarë botën.
Data u zgjodh për t’u përafruar me qëllimet e përcaktuara në Kartën e Parisit Kundër Kancerit, e cila u nënshkrua në samit për të promovuar bashkëpunimin global në luftën kundër kancerit.
Që atëherë, 4 shkurti kujtohet çdo vit për të bashkuar përpjekjet kundër sëmundjes.