Një tërmet me mganitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Greqinë mbrëmjen e së shtunës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në perëndim-veriperëndim të Karyas me një thellësi fokale 12 kilometra.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Selanik, shkruan Protothema.
Tërmeti 4.7 Rihter në Malin Athos – I ndjerë në Selanik
Më herët, në të njëjtin vend kishte ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter.