Egli dhe Gjesti kanë kaluar dy ditët e fundit duke debatuar me njëri-tjetrin, kjo për arsyen që Gjesti zgjodhi të mos flinte më me Eglin, por me Rizartën.
Gjatë Prime-t së të shtunës, banorja u shfaq e rënduar emocionalisht, duke u shprehur se “nuk di të luajë dhe se nuk kërkon të dalë nga vetja”
“Jam shumë e ngarkuar. Nëse ka një person që e di sa e ngarkuar kam qenë, ishte Vëllai i Madh. Nuk dua të flas këtu për gjërat që kemi folur atje bashkë. Jemi prej mishi e prej gjaku. Kam kuptuar që unë nuk jam për Big Brother. Mund të më quani sa të doni një lojtare pa strategji, pa qëllim. Unë qëkur kam folur me persona që më kanë sjellë këtu, kam thënë të jem vetvetja. S’kam ardhur këtu të nxjerr asnjë nga vetja. Mund të më quani nga mëngjesi deri në darkë lojtare të dobët. Ju a mirëpres me gjithë qetësinë e mundshme.
Unë e kam duartrokitur atë që Gjesti bën. Sa i fortë është Gjesti psikologjikisht. Sa i aftë është që të nxjerrë në pah maksimumin e provokimeve dhe mund të nxjerrë një anë të vetën që e ka. Që jep shpirtin për këtë lojë. Nuk heq asnjë pikë e asnjë presje nga këto. Ajo që unë mendoj se mua më bën pak ndryshe nga të tjerët janë intuita dhe koherenca. Mund të jenë dy arsyet e vetme që unë vazhdoj të rri në këtë shtëpi. Për një interes që më shkon tani, unë nuk rrëzoj 100 gjëra të tjera që i kam thënë vetë”, tha Egli.