Erion Veliaj publikon pjesë nga debatet me prokurorin Olsi Dado gjatë seancës së gjykimit paraprak, ku ai i drejtohet Dado-s me fjalën “Ndyrësirë”. Skandali është i dokumentuar në procesverbalin e seancës gjyqësore.
Nuk di ndonjë prokuror mund të vazhdojë më tej detyrën nëse humbet kontrollin dhe i drejtohet të pandehurit me fjalën “ndyrësirë”, por dukshëm ky është një nga skandalet më të rënda të drejtësisë. Te gjithe ata qe kane vrjtje per gjuhen e Veliaj ndaj Prokurorit duhet te lexojne kete proceverbal.
Në postimin e tij, Veliaj thotë:
“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhë flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët, sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij!
Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur sigurimet janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më.”