Fillimi > -Politikë
“Vetëm një idiot dhe i pafytyrë thotë që drejtësinë e kontrollojmë ne”, Rama: Arrestimi i kryebashkiakut, jashtë shinave kushtetuese!
11 Shkurt, 2025 19:50

Rama Edi88
Madhësia e tekstit:
Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës për të shënuar 105-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë, dhe komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai shprehu shqetësimin për zhvillimet e fundit, duke theksuar se veprimi ndaj Veliajt është jashtë shinave kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Rama e cilësoi si një sfidë për drejtësinë këtë moment dhe theksoi se vetëm një idiot mund të thoshte se ata kontrollojnë drejtësinë. Ai shtoi se është e qartë që Shqipëria ka dhënë gjithë pavarësinë që mund të ketë pasur drejtësia që nga shpallja e pavarësisë, dhe kjo është kthesa e vërtetë për të siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin.

Duke folur për aktakuzat, Rama u shpreh se prezumimi i pafajësisë duhet të vihet në vend nga gjykatësi, dhe jo të përdoret për të rënduar pozitat e individëve pa një vendim gjykate.

“Dyshimi i arsyeshëm është që kjy veprim është jashtë shinave kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Ne sot, vetëm një idiot mund të na thotë që kontrollojmë drejtësinë. Vetëm një i pafytyrë thotë që nuk i kemi dhënë drejtësinë gjithë pavarësinë që nuk e ka pasur që nga shpallja e pavarësisë në 1912-ën. Të bindur se kjo është kthesa e vërtetë për Shqipërinë dhe fëmijët tanë nesër, që askush të mos jetë mbi ligjin, sot konstatojmë se jemi përballë një sfide tjetër. Pavarësia e arritur duhet të garantojë dhe të garantohet nga profesionalizmi dhe standardet demokratike për garancitë dhe liritë e të drejtat e kujtdo. Prezumimi i pafajësisë nuk thuhet sa për të larë gojën në fund të një aktakuze thuajse 400 faqe, ku flitet deri për persona që nuk kanë shfaqur pendesë. Çfare prezumimi pafajësie njeh ti kur thua se personi që po akuzoj nuk ka shfaqur pendesë. Ku jemi këtu?
Nivelin e pendesës e gjykon vetëm gjykatësi. Nuk ka pendesë që mund të bëhet shkak për të rënduar pozitën e personit nga ai që e akuzon. Kjo ka ndodhur, por në një kohë tjetër, kur hetimet bëheshin me direktiva nga Sigurimi i Shtetit. Atëherë ka ndodhur për kriminelë apo njerëz që duheshin nxjerrë si kriminelë domosdoshmërisht.
Për çfarë e shkruajnë atë në fund. Jemi në një situatë delikate, jo për ne në aspektin politik, jo në aspektin e raportit tonë me drejtësinë. Nuk më takon mua dhe ne dhe nuk do dëgjohet që Erioni është apo jo i fajshëm, kjo është e drejtësisë. Por ne duhet të ngrejmë shumë pikëpyetje jo vetëm për këtë rast, por për shumë raste të tjera në vijim, duke e mbështetur drejtësinë, por duke kërkuar të drejta”, u shpreh Rama.