12 vite pas largimit nga Santos, Neymar është rikthyer sërish në shtëpi dhe këtë e ka bërë me një shfaqje të madhe në stadium, ku mijëra fansa të bardhezinjve ishin pjesë e spektaklit edhe pse shiu ishte prezent.

32-vjeçari, i cili më parë luajti për Barcelonën dhe Paris Saint Germain, kthehet te Santos pas një dëmtimi me Al Hilal. Neymar ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me Santos, duke shënuar një rikthim në klubin ku filloi karrierën profesionale.

Sulmuesi brazilian, i cili është hasur me dëmtime vitet e fundit, u prezantua zyrtarisht në stadiumin ‘Urbano Caldeira’ më 31 janar 2025.