Teksa na ndajnë edhe gati 3 muaj nga zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka sqaruar sot të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit se regjistrimi i tyre për të votuar bëhet vetëm online dhe jo në terren.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi shkruan se KQZ nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren.
‘KQZ nuk ofron regjistrim në terren. Regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në ëëë.kqz.gov.al ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. E vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes: Thirrjeve telefonike, mesazheve në ËhatsApp, Chatbot-it, email-it zyrtar të KQZ. KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë’, shkruan ai.