Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u shpreh se ndryshe nga më parë, zgjedhjet e 11 majit kanë si veçori bashkëpunimin e KQZ me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Celibashi tha për “Top Channel” se bashkëpunimi me SPAK ka si qëllim hetimin dhe parandalimin e krimit zgjedhor.
Më tej, kryekomisioneri shtoi se qendra e hetimit do të ngrihet pranë KQZ dhe do të përbëhet me perqafues të të dy instuticioneve.
“Ajo çfarë duhet ndryshme me eksperiencën e zgjedhje më parë, konsiston mënyrën si do koordinojmë të tre këto institucione, KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK.
Qendra që do ngrihet pranë KQZ do ketë në përbërje përfaqësues të këtyre dy institucioneve, koordinimi i informacioneve bëhet këtu në qendër”, tha Celibashi.
SPAK ka njoftuar një sërë masash për zbatimin e Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025. SPAK ka ngritur një task forcë, e cila do të përfshijë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës. Sa i përket grupeve hetimor në terren, Prokuroria e Posaçme njoftoi se do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.