Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, në fjalën e saj nga panelin “Zgjerimi i BE-së” në Konferencën e Sigurisë në Mynih, u shpreh se Vetëm BE mund t’i sjellë vendet kandidate në Union, jo SHBA.
“Zgjerimi sot nuk ndikohet vetëm nga ajo që bën SHBA por gjeopolitika. Kur Sllovenia hyri në BE, ishte e lehtë, por më vonë u bë e vështirë pasi vendet anëtare duhet të hyjnë më në thellësi. Sot kemi situatë specifike. Kemi forca të jashtë që ndërhyjnë dhe përçajnë. Bëhet djalë për bashkimin e Europës dhe ndaj kjo është kaq e rëndësishme.
BE u krijua për ruajtjen e paqes sigurisë dhe prosperitetit, kjo është fuqia e BE. Zgjerimi është garanci më e madhe e sigurisë.
Ka prirje nga veriu i Europës, vende me nivel të lartë të sundimit të ligjit që po marrin në konsideratë të kthehen.
Sa i përket afateve, presim që deri në 2026 apo 2027 të mbyllet procesi për Shqipërinë dhe Malin e Zi.
BE mund t’i sjellë vendet kandidate në BE, jo SHBA”, tha ajo.