Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka përcjellë një mesazh të veçantë për gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Përmes një publikkmi në rrjetet sociale, Balla theksoi rëndësinë e krijimit të një shoqërie të emancipuar, ku gratë të mos përballen me dhunë dhe diskriminim. “Çdo grua meriton të festojë çdo ditë në një familje të lumtur dhe në një shoqëri të shëndetshme. Së bashku duhet të punojmë shumë më tepër për një shoqëri të emancipuar, pa dhunë ndaj gruas,” shkruan ai.
Duke shprehur mirënjohje për sakrificën e grave në shoqëri, Balla përcolli urimet e tij për këtë ditë të veçantë. “Me përulje për sakrificën tuaj, sot uroj çdo nënë e motër shqiptare: Gëzuar 8 Marsin!”
Në këtë ditë simbolike, mesazhet e mbështetjes dhe vlerësimit për gratë vijnë si një thirrje për barazi dhe respekt në çdo aspekt të jetës sociale dhe familjare.