Këngëtarja Adelina Tahiri ishte e ftuar në emisionin “Canapé” të Shpend Lipës, ku foli për jetën dhe karrierën e saj. Ajo ndau detaje për muzikën, familjen dhe martesën e saj, duke treguar për raportin me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre.

Gjatë intervistës, Adelina preku edhe një temë të ndjeshme, duke folur për ish-partnerin e saj. Për herë të parë, ajo zbuloi detaje që nuk ishin bërë publike më parë, duke ndarë një histori që ka lënë gjurmë në jetën e saj duke pohuar se ka qenë në një lidhje ku ka vuajtur edhe dhunën fizike.

Adelina Tahiri: Ka qenë e dhunshme.

-Në çfarë aspekti e dhunshme?

Adelina Tahiri: Fizik.

-Dhunë fizike?

Adelina Tahiri: Po.

-E ke përjetuar rëndë Adelinë? Sepse shumë vajza që po e shohin këtë intervistë nuk kanë guxim t’ua tregojnë as prindërve.

Adelina Tahiri: Pa diskutim që në një moshë, 19 vjeçe kam qenë, ka qenë shumë e vështirë dhe unë nuk i kam treguar as familjes dhe i vetmi person që i kam treguar është burri im që sot ësht avokati. Askush nuk është ndalur të më pyesë mua, po prit, pse? Ka qenë krah për mua në çdo lloj aspekti. Ne jemi familje me tradita, unë nuk harroj që jam shqiptare. Ka qenë shumë e vështirë për mua dhe mua askush nuk më ka parë në sy dhe të më thotë “pse?” Unë sot jetoj shumë e lumtur dhe unë edhe po të ndahem, ndahem shumë në paqe me burrin tim sepse unë kam me kë bisedoj, e shoh përballë dhe bisedoj. Por jo dhuna, dhunën nuk e pranoj në asnjë lloj mënyre dhe kam pasur të bëj me një person që babai i vet ka qenë një funksionar shumë i madh politik dhe askush nuk më ka pyetur, e kam pasur shumë traumë dhee jam gjykuar pa arsye, askush nuk ka pyetur si jam unë, si është familja ime, si jam trajtuar unë, çfarë kam pasur unë dhe prapë kam dalë e buzëqeshur dhe shumë e fortë.

Pas kësaj historie, Adelina u njoh me Serjozën, me të cilin diferenca 24-vjeçare ka bërë bujë. Por me kohën, ai u kthye në njeriun që i besoi zemrën dhe soot kanë një familje të bukur.

Realisht kanë qenë 3 vite. Pas 3 viteve, për herë të parë kam dhënë puthjen e parë me burrin. Njerëzve që na njohin u thotë Adelinës pas 2 viteve e gjysmë ia mora puthjen, 1 vit e gjysmë nuk doli në kafe me mua, pastaj u njohëm, rastësi ndodhi, ishte një person në mes që unë e takova dhe më tha është avokati më i mirë, i thashë a do e marrësh përsipër, tha po patjetër se nuk e merrte askush si çështje përsipër.

Adelina nuk përmend emra, por thotë se personat kanë pushtet dhe nuk është momenti për të folur. Ajo nuk e përjashton mundësinë që një ditë të flasë rreth kësaj historie, nëse rrethanat do të jenë të duhurat.