Tani që pikat janë vendosur mbi “i”, listat e partive politike dhe koalicioneve me emrat e kandidatëve për deputetë janë depozituar në KQZ, politikanët dhe të rinjtë aspiratë për ulëset në Kuvend po japin sqarime dhe detaje lidhur me mënyrën e ndjekur gjatë plotësimit të listave.

Së fundmi ka qenë kreu i koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili ka shpjeguar arsyen se pse emri i babait të tij, Ferman Lapaj, ishte vendosur në listat e mbyllura në qarkun e Beratit.