Intimidimi kundër drejtësisë nisi dy ditë më parë, kur mediat anonime të gazetarëve anonim apo special, publikuan artikuj, se Erion Veliaj pagoi gjyqtarin Engert Pëllumbi miliona euro për t’u liruar. Një pyetje kam për këta prokurorë special: Përse nuk gjen SPAK se kush fshihet pas këtyre portaleve intimidues e shantazhues?

Intimidim i drejtësisë është lëvrimi i dosjeve në duar gazetarësh, para se ti shkojnë personit të dyshuar apo avokatëve te tij, që të recitojnë studiove pa pasur asnjë formim ligjor dhe bëjne avokatin e prokurorve duke e prezumuar njësoj si ata subjektin nën hetim të fajshem… pa prova, pa gjyq.

Dalja e fashikujve te SPAK fillimisht në media pa e marrë i zoti i punës, nuk i bënë Nesti Angoni, një anonim… por një prokuror, OPGJ apo punonjës brenda institucionit. Përse nuk i përgjon dhe i lokalizon këto SPAK-u?

Ndersa baltosja nga SPAK ne media te personit nen hetim, permes Gazetareve te Posaçem, me lajtmotivin se brenda ne dosje ka prova te mjaftueshme per te denuar dike, eshte intimidim i paster ndaj gjyqtarit te çeshtjes, qe te ndikohet nga perceptimi publik per subjektin nen hetim dhe te marre vendime ne favor te organit te akuzes.

Intimidimi i drejtesise behet kur nuk eshte marre ende vendimi per Veliaj, si keto lajmet e Gazetarve te Posaçem, qe thone se eshte paguar gjyqtari i apelit Engert Pellumbi nga kryebashkiaku ne kembim te lirise dhe jo si ne rastin e gjyqtarit Erjon Bani, qe masen “arrest me burg” e mori ne mungese, kshuqe Veliajt iu dha vetem referimi mases, e nuk paten mundesi Gazetaret e Zakonshem te intimidojne kend.

Intimidim eshte te pergjosh kedo e kudo pa vendim gjykate dhe pa kriter, nese jane deputete apo gjyqtare te Kushtetueses dhe mos te investohesh aspak te gjesh nje kallezues anonim, qe neser mund te dal kallezues i rreme.

Per gjyqtarin Engert Pellumbi as kur mori rastin, as gjate dhe as pas dites se djeshme nuk pame ndonje artikull intimidues ne media, nga ana e mediave qe mbeshtesin Erion Veliaj… perveçse tek tuk ndonje kritike pas vendimeve per masat e sekuestros apo pranimi i provave te reja nga SPAK, qe ekspert te ndryshem jurist apo gazetare e vleresojne te ndare, nese ka te drejte gjykata te pranoj prova ne nje gjyq apeli per mase apo jo.

Asnje nga keta prokurore qe po ankohen sot ne gjykate se po intimidohen nga Veliaj, nuk pati guximin te kerkonte apo te ngrinte pretendime per akuzat dhe shantazhin publik qe i bente Berisha sa brenda institucionit po aq dhe jashte tij, i rrethuar nga te gjitha televizionet kur i quante organizate kriminale. As kur i ofendonte nga ballkoni i shtepise, as ne rrejte sociale publikisht… edhe pse keta prokuroret “trima” dhe “sypatrembur” ja kishin ndaluar me ligj nje gje te tille. Nuk kemi as sot nje kallezim nga Dumani per Ilir Meten, qe i tha nga salla e gjyqit: “ke per ta mbajt vath ne vesh ti”, e kur e therriste ne media me nje fjalor te rende ku levronin lloj lloj epitetesh si palaço, dumduman, etj.

Atehere a na lind e drejta, se kur na u trimeruan dumanet? Me Erion Veliajn i bie?!

Dhunuesit e sotshem te sallave te gjyqeve, me fjalor banal ndaj te dyshuarit Veliaj… qofte ky i fajshem apo i pafajshem, presin nga ne, media, te dashurohemi me ta. Media, per dijeni te ketyre “filozofeve”, ka nje mision te qarte te saj: te rrjeshtohet ne anen e viktimes, kurse akuza rrezikon te kthehet ne prokurore persekutues.

Ne fakt, Erion Veliaj mund te jete i korruptuar, hajdut, kriminel… qelbesire siç e therret prokurori, genjeshtar patologjik, qe do te surprizohet nga akuzat e tij. Veliaj mund te jete gjithçka çfare pretendon organi akuzes… por viktime… viktime nuk e bene qytetaret e Tiranes… por Prokuroret e Posaçem, nje grusht te paaftesh, qe nga marrezia dhe babezia per karriere, per ta denuar e sulmuan ne menyren me banale, ne sallen e gjyqit, edhe pse i lidhur prapa hekurave.

Erion Veliaj, pak po e sigurte… me sjelljen aspak profesionale dhe etike te prokurorve special ne sallen e gjyqit, sapo siguroi nje vendim Strasburgu ne favor te tij neser. Atehere çfare do te thone SPAK, Gazetaret e Posaçem, Nestat dhe mediat anonime?

Me falni, se mos po shprehem dhe une gabim ketu… ndoshta po intimidoj me kete fjali edhe gjyqtaret e Strasburgut, qe neser te marrin nje vendim ne favor te Veliajt?

Dikush duhet tia sqaroj Prokuroreve Special, se pas vendimit, media eshte ne detyren e saj te jap mendim duke vleresuar vendimarrjen e gjyqtarit, provat e siguruara nga organi akuzes, etj. Nese duan t’i mbyllin gojen medias e te na kthejne ne kohen e qoftlargut, sepse SPAK kerkon qe shkeljet ligjore nuk duhen denoncuar, keta fodull duhet ta harrojne.

Drejtesia nuk behet ne emer te Veliaj! Drejtesia perligj fjalen e lire te medias dhe kundershton vullnetin e nje prokurorie e investuar per te prezumuar te fajshem 100% te rasteve nen hetim… ne emer te padrejtesise.