Nuk është vetëm Mirlind Daku.
Edhe një yll tjetër i Kombëtares shqiptare po shkëlqen fort, e madje është më i miri atje ku luan.
Jasir Asani u tregua edhe një herë I jashtëzakonshëm me dy gola për ekipin e tij, Kuangju, duke qenë protagonisti kryesor në kualifikimin për në çerekfinale të Championsit të Azisë. Njëzetenëntëvjeçari ishte më I miri ndërsa koreanojugorët përmbysën humbjen 0-2 të pësuar në ndeshjen e parë ndaj ekipit japonez, Visel Kobe.
Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 18-të, ndërsa pesë minuta para fundit Asani realizoi saktë penalltinë për ta dërguar duelin në shtesë. Goli I tij I dytë ishte jo vetëm spektakolar, por edhe në një moment-kyç, pasi shqiptari shënoi dy minuta para përfundimit të shtesave, ndërsa të gjithë po bëheshin gati për gjuajtjet e 11-metërshave.
Ylli kuqezi vazhdon të jetë shënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve të Azisë, me 9 gola në 9 ndeshje, po aq sa braziliani Anderson Lopes. Legjenda Kristiano Ronaldo është dy gola pas tij, me 7.
Çerekfinalet e Championsit në kontinentin më të madh të botës janë në program në 25 dhe 26 prill, ndërsa shorti do të hidhet në 14 mars. Asani është shënuesi I dytë më I mirë edhe I Ligës së Parë të Koresë së Jugut.