Bashkia e Tiranës ka shpërndarë një njoftim, sipas të cilit avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, do të mbajnë një konferencë për shtyp në një nga hotelet e njohura në Tiranë.
Veliaj po hetohet nga SPAK për akuza të rënda, si korrupsion dhe pastrim parash. Ai ndodhet prej afro një muaji në paraburgimin e Durrësit.