Edhe Belind Këlliçi tashmë pranon se Edi Rama dhe Partia Socialiste do të fitojnë mandatin e katërt në zgjedhjet e ardhshme. Po po, duket e çuditshme se si një prej servilëve më të mëdhenj të Sali Berishës ta thotë publikisht se ai do humbë por është e vërtetë. Këlliçi ka publikuar sot në Facebook-un e tij një prej tabelave të sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me Piepolin, e cila thotë se 54 e shqiptarëve janë të zhgënjyer me qeverisjen e Edi Ramës ndërsa pjesa tjetër e vlerëson si pozitive punën e qeverisë.

Për Këlliçin ky është një qëndrim shumë i vërtetë, por këtu “Benjamini” i Berishës bën një autogol shumë të madh. Që sondazhi në Report Tv në bashkëpunim me një prej kompanive më prestigjioze të sondazheve Piepoli është më i suksesshmi prej vitesh që realizohet në çdo palë zgjedhje në Shqipëri ky është fakt nuk mbetet ta konfirmojë Belind Këlliçi por këtu ka një lajm të rëndësishëm.

Me pranimin që Këlliçi i bën sondazhit, pra që ”vetëm” 48% e shqiptarëve japin akoma mbështetje qeverisë së Rames që po mbaron mandatin e tretë, ai gjithashtu pranon jo vetëm pavarësinë absolute të sondazhit por edhe të gjitha rezultatet e tjera. Këlliçi pranon se PS fiton zgjedhjet me mbi 50% të votave më 11 maj dhe se PD është në rënie të vazhdueshme siç vërtetohet nga Piepoli.

Belind Këlliçi pranon se Rama është lideri më i pëlqyer për shqiptarë, siç thotë Piepoli ndërsa Berisha konsiderohet i besueshëm vetëm nga 36%, teksa 65% e shqiptarëve thonë se opozita e tij është e pabesueshme. Pra opozita del nga sondazhi shumë më keq se sa vetë qeveria.

Këlliçi thotë se është e vërtetë se shqiptarët mendojnë se koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura nuk do të ndikojë në zgjedhjet e 11 majit.

Me postimin e sotëm në Facebook Këlliçi pranon se shumica e shqiptarëve konsiderojnë shpërfilljen e primareve në PD nga ana e Berishës për të vendosur në lista të sigurta besnikët si ai si një fakt që do të dënohet me votë më 11 maj.

Pra, me këtë autogol të madh, Këlliçi pranon korrektësinë absolute të sondazhit të Piepolit, ndërsa sa i përket asaj që ai shkruan se shqiptarët janë të pakënaqur me qeverinë Rama, sigurisht që për një mazhorancë në fund të mandatit të tretë do kishte pakënaqësi kjo është normale, por ajo që nuk është normale është e vërteta tjetër: se si një opozitë të jetë humbëse përballë një qeverisjes prej 12 vitesh në pushtet. Këtë pse nuk shpjegon Këlliçi?!

Ka edhe një mundësi që në të vërtetë Këllici nuk e beson që 54% e shqiptarëve janë kundër qeveria Rama ja pse e shpik në postimin e tij ka shpikur hipotezën që ky rezultat u manipulua nga Report Tv me urdhër të Veliaj për të dëmtuar imazhin e Kryeministrit./Shqiptarja