Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është futur ditën e sotme nw serialin ‘Rama-Basha’ në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku përdor një fjalor banal, duke vendosur si pjesë të saj këngën e Unikatilit ‘Mos më shaj mas shpine’.
Ajo që bie në sy është se Berisha e ka montuar videon në mënyrë të tillë që tregon një qasje në dukje të dhunshme të ofruar për publikun.
Kënga ka një përmbajtje provokuese, ku jep mesazhin e përplasjes fizike. Në video përmbahen fjalë të tilla si ‘plesht’ dhe ‘armiq’.
Një tjetër element është përdorimi i fjalës ‘armiq’, që, sipas disa interpretimeve, ka lidhje me një moment të veçantë në këngë, ku bëhet fjalë për Yuri Kim dhe Antony Blinken.
Në një skenë, Blinken shfaqet në një takim me Ramën, ndërkohë që Basha dhe Berisha mbeten në fokusin e tensioneve që karakterizojnë atë periudhë, por duke nxjerrë në pah dhe ‘Bashën si bashkëpunues me Ramën’.
Një pjesë e videos ka në përmbajtjen e saj frazën ‘Mos më shti më nxjerr pistoleten’, dhe vazhdon me ‘Unë të hyj në shtëpi e të vras me kallash’. Kjo është gjithashtu një pjesë që nënkupton qasjen e dhunshme që përcjell ish-Kryeministri nëpërmjet videos.