Shqipëria u promovua sot me një vend nderi në panairin më të madh të turizmit në botë, i cili çeli sot siparin në Berlin.

Përveç fjalimeve të mbajtura edhe nga kryeministri Rama, për publikun e pranishëm në ceremoninë e hapjes u shfaq edhe një dokumentar me pamje të bukura të Shqipërisë turistike, duke pasqyruar disa nga sitet më të vizituara dhe shenjuese të Shqipërisë.

Përtej kësaj nuk munguan vallet tradicionale me veshje popullore shqiptare. Gjermanët dhe të pranishmit në ceremoni u njohën edhe me vallen e Osman Takes dhe tingujt karakteristikë të klarinetës.