Kandidatja me e re e PS ne listen e qarkut Fier i eshte pergjigjur me humor akuzave te drejtuesit poliyik te PD ne kete qark. Ne nje video, e rrethuar nga shoqet e saj, te gjitha vajza ne moshe shume te re, Zegjine Çaushaj thote se ne vetem 3 jave kandidim eshte bere shenjester e Bardhit, por kjo do ti sherbeje per ta bere figure me te njohur. Ajo gjithesesi i snobon akuzat, duke ju kerkuar te rinjve qe ne 11 maj te votojne PS ne numrin 5 dhe ate vete si nje e re ne politike.
Zegjine Çaushaj eshte nje nga te rinjte qe u perzgjodh ne listen e PS te qarkut Fier permes platformes “Deputeti qe duam” dhe eshte promovuar rishtaz nga drejtuesja politike e ketij qarku, Belinda Balluku, e cila madje ka rishperndare ne rrjetet e saj sociale videon e kandidates se re.