Një debat ka ndodhur ditën e sotme mes Eglit dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Banori e akuzon atë se që kur është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është kundër tij. Egli i kundërpërgjigjet:

“Unë nuk po të bëj asgjë, je ti duke më provokuar mua. Po vjen prapë të më provokosh. Ti nuk luan dot nëse nuk më lë mua rehat. Sa herë që kam parë punët e mia dhe kam thënë stop, nuk e toleroj më këtë gjënë, se këtej më puth, më përqafon, shtrihesh me mua, fle me mua, më prek dhe i bën të gjitha, e pastaj thua nuk të dua, nuk ndjej asgjë për ty, më thua mu hiq po më bezdis. Jam tërhequr dhe pastaj më ke ardhur nga pas”.

Gjesti nga ana tjetër i përmendi statuset që Egli ka shkruar kur ishte jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 4” dhe ai i pa mbrëmë gjatë prime.

Pjesë nga debati:

Egli: Unë atij publiku kur ma kërkon me insistim i detyrohem një shpjegim se si jam, se dola nga këtu e shkatërruar.

Gjesti: Edhe me më nxjerrë mua poshtë.

Egli: Nuk të kam ulur poshtë, del jashtë dhe i shikon gjërat, përkundrazi. Ti je duke i prishur shumë punë vetes.

Gjesti: Duke shkruar kështu gjërash. Mos më trego mua nëse po i prish punë vetes.

Egli: Nuk kam shkruar asgjë të keqe. Unë kam thënë ato që thashë dje dhe kam thënë gjithë kohës në shtëpi. Del jashtë, i shikon gjërat dhe i kupton që me këto që po më akuzon, po i prish punë vetes në këto momente.

Gjesti: Unë po i prish punë vetes?

Egli: Po! Kam folur me shumë vlerësim, realitetin. Ajo që lexove ishte se kam marrë nga ky djalë puthje, ledhatime, prekje, fjalë të ëmbla, konfirmime nga një partner ose një partner në tentativë.

Gjesti: E ça të kam thënë unë? A të kam thënë që nuk kam ndjenja?

Egli: Pse bën ti ato veprime kur nuk ke ndjenja?

Gjesti: Më ka dashur shpirti

Egli: Ke përfituar? Ik, me tjetër kënd.

Gjesti: A ta ka dashur ty?

Egli: E ke bërë, shumë mirë, je kënaqur ti jam kënaqur unë, mbaroi

Gjesti: E tani me u çuar e me të akuzuar se më ke dashur? Me të thënë ty pse më ke puthur?

Egli: Të kam dashur

Gjesti: Nuk është dashur

Egli: Je i aftë të bësh çdo gjë për këtë lojë, turp, je duke më sulmuar, boll

Gjesti: Më ke lënduar, më ke lënduar zemrën. A e di se më ke shkatërruar, më ke bërë me paranoja.

Egli: 10 ditë ke fjetur gjumë prite të vija unë që të kërceje përpjetë sërish ti?

Gjesti: Unë për ty kam bërë çdo gjë të të largoj nge vetja. Më ke shkatërruar, ma ke shkatërruar zemrën.