Kryeministri Edi Rama lajmëroi se më 30 mars do të zhvillojë takim me shqiptarët në Athinë.

“Hidhuni këtej, hidhuni siç po bëjnë plot. Në Vlorë sonte janë plot me demokratë, braktiseni kënetën. Bëhuni me PS këtë herë, hidheni votën te kutia 5, për Shqipërinë në BE, për pasaportën e BE, për veten e fëmijët tuaj. A ndjesë se na qenkan mërzitur nga disset e mia me Lulin edhe disa që e shkruajnë emrin në greqisht. Shiheni më 29 mars Kreta, 30 mars në Athinë.”