Drejtori i Policisë së Tiranës Elton Alushi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Alushi ka qëndruar për një periudhë brenda godinës së prokurorisë së posaçme, ndërsa më pas është larguar pa u prononcuar për mediat.

Arsyet e thirrjes së tij në SPAK ende nuk janë të zbardhura, ndërsa kujtojmë se SPAK dhe GJKKO kanë drejtuar një letër të hapur drejtuar Policisë së Shtetit në lidhje me mos reagimin e efektivëve të saj në ndihmë të Gardës së Republikës gjatë një protestë para godinave të institucioneve të drejtësisë në kohën kur kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhej në seancën e caktimit të masës së sigurisë.