Shqipëria pret Andorrën në sfidën e dytë kualifikuese të Botërorit 2026, pas disfatës me Anglinë tre ditë më parë në Wembley.
Kuqezinjtë vijnë me vetëm një qëllim, fitoren kundër skuadrës më të dobët në letër dhe për të marrë tre pikët e para.
Sylvinho ka zgjedhur të hedhë një rreshtim të ri në fushë, dukje zgjedhur formacionin 4-2-3-1.
Në portë është Strakosha, teksa në mbrojtje janë rreshtuar Balliu, Gjimshiti, Ajeti dhe Aliji. Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe debutuesi Julian Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Broja dhe Hoxha, ndërsa në qendër të sulmit do të luajë Manaj.
Kjo sfidë do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Riedel, Santino Schreiner dhe Walter Altmann, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.
Andorra është në të njëjtën pozitë si Shqipëria në Grupin K, pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia.
Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
FORMACIONET ZYRTARE: