Egli Tako do të rikthehet në “Big Brother VIP Albania”!
Lajmi bëhet i ditur nga vetë produksioni përmes një postimi në Instagramin zyrtar të “BBVA”.
“Rikthehet Egli! Çfarë do të ndodhë?”, shkruhet përbi videos ku shfaqet Egli gjatë qëndrimit në shtëpi.
Mbetet e paqartë nëse Egli do të rifutet si banore, do të ketë një përballje me Gjestin apo thjesht do të intervistohet nga moderatori i emisionit, Ledion Liço.
Ndërkohë, kujtojmë se Egli ka bërë një reagim një ditë më parë lidhur me daljen e saj nga “BBVA” dhe motivet që e detyruan të merrte këtë vendim, ku quajti Gjestin narcist. Po ashtu, ajo theksoi se nuk dëshiron që të ketë një takim me të.