Fotografi personal i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Astrit Ibrahimi ka publikuar një set fotografik lidhur me raportin mes tij dhe prindërve. Sipas dëshmisë së Ibrahimit, Thaçi edhe pse njëri me peshë dhe personalitet ndihej ende i vogël përpara prindërve.
Ai shprehet se ka realizuar fotografi nga momente të rralla të Thaçit, ku nuk ndihej president, por i biri i dy prindërve, që siç tha ai, e shikonin me mall, por edhe me brengë.
“Keni dëgjuar fjalë të mëdha këto ditë zie, por unë e kam pasë fatin të zë momente të veçanta të Presidentit Thaçi në fotografi, edhe pse i madh në historinë tonë, ndihej i vogël para prindërve, tamam si biri para nënës e babës. Foto momente shumë te rralla të Presidentit Thaçi duke u ndje jo president, por i biri i dy prindërve që e shikonin me mall. Por edhe brengë”.