Ndryshe nga çfarë thoshte disa muaj më parë, deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka ndryshuar mendje për SPAK duke u shprehur skeptike për punën e tij.

Në emisionin “Log”, Tabaku tha se në SPAK ka disa dosje që nuk kanë ecur dhe se testi i vërtet i tyre janë inceneratorët.

“Kam çuar në SPAK vetëm për inceneratorët 15 dosje, shumë koleg të tjerë të PD, kanë çuar denoncime në SPAK. Një pjesë e tyre kanë ecur, një pjesë e tyre nuk kanë ecur shumë shpejt. Unë mendoj që SPAK që disa çështje duhet të eci më shpejt. Por testi i SPAK janë ato që çon në gjykatë dhe natyrisht dosja e inceneratorëve” – tha Tabaku.

Ky qëndrim i ri i Tabakut ndaj SPAK, tregon se është reshtuar në grupin e Berishës anti-SPAK. Kjo pasi deputetja e PD tashmë e ka të qartë se duhet të ruaj vendin që i dhanë në listën e hapur. Në të kundërt ka dhe ka dhe më keq se aq, kolegu i saj Dash Sula u përjashtua nga listat e PD me arsyen se “ishte SPAK-ist”.