Turizmi është transformuar në një nga motorët kryesorë të rritjes ekonomike në Shqiperi.Sipas të dhënave zyrtare të Instat rritja ekonomike ka rezultuar rreth 4% në përgjatë vitit 2024. Sektori i turizmit ka nxitur ekonominë me anë të disa nëngrupeve si tregtia, restorante e akomodim.
Nëse bëjmë një krahasim të ecurisë me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ecuria ekonomike rezulton më e mirë.Përgjatë gjithë vitit rritja është udhëhequr nga tregtia e akomodimi,ndërtimi dhe administrate publike e ndikuar nga rritja e pagave.
Sipas të dhënave të Instat Kontribut pozitiv në muajt e fundit kanë dhënë degët: “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia”1,44% , “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me rreth 1 % ndjekur nga “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” Ndërtimi” si dhe aktivitete të tjera shërbimi”.
Po ashtu ndikim ka dhënë edhe rritja e pagave të administratës publike.Negativisht kanë vijuar të kontribuojnë industria dhe sektori bujqësor.Shifrat e Instat për ecurinë ekonomike qëndrojnë pak më të larta nëse i krahasojmë me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Këto dy institucione financiare në vlerësimet e tyre përcaktonin se ecuria e ekonomisë shqiptare do të ishte rreth 3.6% .